Vendosni fjalën kyçe....

Felaj i bllokon mikrofonin Berishës, Noka shkon te foltorja, ndërhyn Garda


Në Kuvendin e Shqipërisë ka ndodhur një përplasje mes drejtueses së seancës Ermonela Felaj dhe deputetëve të Partisë Demokratike.

Shkak është bërë bllokimi i mikrofonit gjatë fjalës së Sali Berishës.

Pas bllokimit të fjalës kanë ndërhyrë deputetët, Flamur Noka, Albana Vokshi dhe Oerd Bylykbashi të cilët i kërkuan llogari Felajt pse i bllokoi fjalën Berishës.

Debati në Kuvend:

Flamur Noka: Kush je ti? Je mashtruese por mos e trego dhe në televizor që je mashtruese

Ermonela Felaj: Ka mundësi të ulesh? Nuk më impresionon fare sjellja juaj, as fyerjet

Edmond Spaho: Ju s’të jepni kohën në Kuvend, dhe flisni pastaj për bashkëpunim. Reflektoni, sjellja karshi nesh është e papranueshme.