Vendosni fjalën kyçe....

Gruevski reagon pas sanksioneve: Nuk kam asnjë pronë në SHBA, pjesë e sulmeve politike


Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevsku ka reaguar pas sanksioneve të vendosura nga SHBA-të për të.

Gruevski i cilëson informacionet e Departamentit Amerikan të Shtetit cit ë pavërteta dhe pjesë e përndjekjes së tij shumëvjeçare politike në Maqedoni.

Ish-kryeministri thekson se nuk ka asnjë pronë në SHBA dhe se ka punuar për interesat e Maqedonisë.

“Më vjen keq për vendimin e Departamentit të Shtetit që u publikua sot e mes tjerash ka të bëj me mua. Arsyet e përmendura për shkak të së cilave jam vendosur në listë, janë informacione të pavërteta të cilat kanë ardhur nga përndjekja shumëvjeçare politike e cila udhëhiqet kundër meje në Maqedoni. Në këtë aspekt, edhe pse nuk kam asnjë pronë në ShBA, ndjej padrejtësi të madhe sepse punova me nder dhe me shumë përgjegjësi duke luftuar për interesat shtetërore dhe nacionale, dhe gjatë kësaj, aq sa munda, u përpoqa të mos rrezikoj interesat e aleatëve të Maqedonisë. Asnjëherë nuk punova për interes personal dhe material. Do të vazhdoj të luftoj në drejtim që të dëshmoj të vërtetën” – shkruan Gruevski.