Vendosni fjalën kyçe....

Vrasje me armë zjarri në lagjen Rus të Shkodrës


Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Shkodër. Sipas “News 24” ka humbur jetën Nazmi Bandula, i cili është qëlluar me armë në një lokal pranë banesës së tij në lagjen “Rus”.

“Rreth orës 08:15, në lagjen ‘Partizani’, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. B., 55 vjeç, banues në lagjen ‘Partizani’.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”- njofton Policia.

Bandula nuk është një emër i panjohur, pasi dhe më herët i ka shpëtuar një atentati, pasi atij i ishte vendosur një sasi tritoli në makinë në vitin 2020.