Vendosni fjalën kyçe....

Krim i rëndë në Roskovec, vjehrri vret bashkëjetuesen e të birit e vetëvritet


Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Roskovec.

Një 61-vjeçar i identifikuar si Xhevahir Hoxha ka qëlluar me thikë për vdekje nusen e të birit, 30-vjeçaren Merushe Azizi.

Pas kësaj ai është vetëvarur në pemë. Ngjara e rëndë ka ndodhur në fshatin Vidhishtë të bashkisë Roskovec.

Autori i vrasjes e viktima kishin pasur shpesh debate pasi 61-vjeçari kundërshtonte bashkëjetesën e të birit me 30-vjeçaren për faktin se ajo kishte qenë e martuar më parë e kishte tre fëmijë që jetonin me babain e tyre.