Vendosni fjalën kyçe....

“Vatra” propozon Dritan Demirajn si kandidat për President


Federata Shqiptare e Amerikës “Vatra” ka propozuar kolonelin Dritan Demiraj si kandidat për president.

Organizata më e vjetër e diasporës, mendon se Demiraj është emri më i mirë për president.

Demiraj ka mbajtur edhe postin e ministrit teknik brenda qeverisë Rama, si propozim i demokratëve, për si pjesë e marrëveshjes Rama-Basha në vitin 2017,

Zoti Dritan Demiraj ka një biografi dhe aktivitet të pasur si një nga ish ushtarakët e lartë më të dekoruar në dhe të vlerësuar në dekadat e fundit. Roli i tij në përfaqësimin me dinjitet, profesionalizëm dhe përkushtim të njësive të forcave të armatosura ka bërë krenarë jo vetëm shqiptarët brenda vendit por mbarë shqiptarët kudo ku jetojnë dhe punojnë në botë,” – thuhet në letrën drejtuar Kuvendit.

Dritan Demiraj ka lindur në 24 Maj, 1969 në Tiranë. Pas përfundimit të Shkollës së Mesme Ushtarake “Skëndërbej” dhe diplomimit si Oficer pranë “Akademisë Ushtarake “Skëndërbej”, Dritan Demiraj ka përfunduar gjithashtu Akademinë e Rendit Publik, Akademinë e Mbrojtjes, Kolegjin e Mbrojtjes, Kursin e Lartë të Sigurisë dhe të Mbrojtjes në Qëndrën Marshall në Gjermani, Universitetin Amerikan të Operacioneve Speciale, etj. Dritan Demiraj mban gradën Doktor i Shkencave në Fushën e Sigurisë dhe të Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Karrierën ushtarake z. Dritan Demiraj e filloi si pedagog në Akademinë Ushtarake. Ai drejtuar me shumë sukses në disa nivele të ndryshme komandimi deri në gradën kolonel në drejtim të Forcave Speciale të Ushtrisë (2007-2013). Gjatë gjithë karrierës së tij në ushtri, ai është karakterizuar nga atdhedashuria, patriotizmi dhe drejtimi me shembullin personal dhe është një nga ushtarakët më të vlerësuar dhe dekoruar nga institucionet më të larta të vendit, SHBA, BE dhe NATO.

Gjatë karrierës ushtarake ai ka mbaruar shumë kurse në shkollat më të mira Amerikane dhe të NATO-s dhe nën drejtimin e tij, Kolonel Demiraj ka mbështetur dhe realizuar me sukses reformimin, modernizimin dhe përgatitjen e plotë të Forcave Speciale të Ushtrisë. Ai ka përgatitur, drejtuar shumë operacione luftarake në Afganistan.