Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka akuzuar Rusinë për kryerjen e “gjenocidit” në Ukrainë.
Ai e bëri deklaratën gjatë një fjalimi që mbante në Iowa të martën, ndërsa përpiqej të promovonte etanolin me bazë misri si një mënyrë për të ulur çmimet e gazit në mes të inflacionit rekord 40-vjeçar.
“Buxheti juaj familjar, aftësia juaj për të mbushur rezervuarin, asnjëra prej tyre nuk duhet të varet nga fakti nëse një diktator shpall luftë dhe kryen gjenocid gjysmë bote larg.”- tha Biden nga Menlo, Iowa. Fshati me rreth 300 banorë ndodhet pranë një fabrike që prodhon bioetanol nga misri – diçka që Shtëpia e Bardhë po përpiqet ta inkurajojë tani për të luftuar rritjen e çmimeve të karburantit, për të cilën fajëson Rusinë.
“Po bëj gjithçka në fuqinë time me urdhra ekzekutivë për të ulur çmimin dhe për të adresuar rritjen e çmimit të Putinit.”- tha Biden.
For the first time, Pres. Biden uses the term “genocide” to describe Putin’s actions in Ukraine.
“Your family budget, your ability to fill up your tank, none of it should on hinge on whether a dictator declares war and commits genocide half a world away.” https://t.co/rjiJcYgnPh pic.twitter.com/vzs64c0J7G
— ABC News Politics (@ABCPolitics) April 12, 2022
Ky është përdorimi i parë zyrtarisht i termit “gjenocid” nga Biden për të përshkruar konfliktin në Ukrainë.
Javën e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pretendoi se vrasjet e supozuara masive në qytetin e Bucha ishin gjenocid. Por kur u pyet për këtë më 4 prill, Biden tha: “Jo, mendoj se është një krim lufte“. Siç duket ka ndërruar mendje.
Këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, u tha gazetarëve më vonë se kishte një proces në përcaktimin e asaj që përbënte gjenocid dhe se SHBA “nuk ka parë ende një nivel të privimit sistematik të jetës së popullit ukrainas që të rritet në nivelin e gjenocidit”. Megjithëse shtoi se kjo është “diçka që ne do të vazhdojmë ta monitorojmë”.