Vendosni fjalën kyçe....

Kokainë në ngarkesat me banane, SPAK nis hetimin pasuror ndaj pronarit të kompanisë ‘Alba Exotic Fruit’


SPAK ka nisur hetimin pasuror ndaj pronarit të kompanisë ‘Alba Exotic Fruit’, Eduart Dauti, në konteinerët e së cilës u gjet një sasi prej 12 kilogramësh kokainë në korrik të vitit të shkuar. Prokuroria dyshon se disa pasuri të Dautit janë vënë nëpërmje veprimtarisë kriminale.

Ai u la në burg nga gjykata pak ditë më pasi akuzohet si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafik droge.

Në gjashtë raste të ndyshme, në konteinerët me banane që vinin nga Amerika e Jugut në pronësi të kompanisë ‘Alba Exotic Fruit’ janë gjetur sasi kokaine sipas prokurorisë.

Dauti i ka mohuar akuzat ndaj tij duke thënë se kokaina është futur në porositë e tij me banane nga grupe të ndryshme kriminale që synonin të godisnin biznesin e tij.