Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Jam pro koalicionit me LSI-në, ne jemi marrë vesh shumë mirë


Ish-kryeministri Sali Berisha është pro një koalicioni të dytë me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Berisha në një intervistë për Abc News deklaroi se me LSI-në është marrë vesh shumë mirë gjatë koalicionit në qeverisjen 2009-2013.

Ish-kryeministri tha se koalicioni duhet sa më i gjerë për të mposhtur regjimin e Ramës.

Kemi të bëjmë me një regjim i cili kërkon një front të gjerë. Unë kam qenë në koalicion me LSI-në dhe jam përsëri për koalicion me LSI-në.

Unë jam njeri që i shpall publikisht gjërat.

Nuk është e majtë ekstreme LSI-ja dhe kemi qeveris pa u penguar ideologjikisht.

U fut në koalicion LSI-ja, por mos harro se administrate që sot numëron mbi 200 mijë zyrtarë kishte 94 mijë dhe nuk tha njëherë që ta zgjerojmë.

Ne jemi marrë vesh shumë mirë.

Në këtë kontekst unë mirëpres bashkëqeverisjen dhe përpjekjen e përbashkët për rrëzimin e këtij regjimi. LSI dhe luftën ndaj këtij regjimi”, tha Berisha.