Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 306 numri i viktimave nga përmbytjet në Afrikën e Jugut


Numri i të vdekurve në Afrikën e Jugut nga përmbytjet shkatërruese të shkaktuara nga shirat e dendur ka arritur në 306, tha qeveria të mërkurën.

Qyteti port lindor i Durban në provincën KwaZulu-Natal u godit veçanërisht rëndë.

“Deri në mbrëmjen e 13 prillit, ne jemi informuar se numri i të vdekurve nga fatkeqësia e përmbytjeve në provincën KwaZulu-Natal është rritur në 306 njerëz.” – tha Nonala Ndlovu, zëdhënësja e Departamentit provincial të Menaxhimit të Fatkeqësive.

Ndërkohë, presidenti Cyril Ramaphosa i quajti përmbytjet një ‘katastrofë’ e ‘fatkeqësi’.

Duke thënë se fatkeqësia është pjesë e ndryshimit të klimës, ai u zotua se qeveria do të bëjë çmos për të trajtuar rezultatet shkatërruese të përmbytjes. Ai shtoi se të prekurve do t’u ofrohet ndihmë.