Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Largimi im s’po shërben për të bashkuar demokratët, një grup po vë interesat e Sali Berishës mbi ato të demokratëve


Ish-kreu i PD-së ka deklaruar sot se një grup njerëzish kanë vendosur interesat e Sali Berishës dhe te tyret mbi ato të demokratëve duke sjellë frymë përçarëse në parti.

Në deklaratën e bërë para Parlamentit, Basha shtoi se largimi i tij nuk ka shërbyer aspak për të bashkuar demokratët po është përdorur nga pala tjetër për të vijuar frymën përçarëse.

“Unë vij nga shumë takime në terren me demokratët dhe shoh që nuk ka frymë përbashkuese, por përçarëse nga një grup njerëzish që kanë vendosur interesat e Berishës dhe të tyret mbi interesat e demokratëve. Largimi im nuk ka shërbyer aspak për të bashkuar demokratët, por është përfituar për të vijuar frymës përçarëse me frymën që kush nuk bashkohet me mua shpallet kulak. Vazhdon një frymë përçarëse nga një grup njerëzish. Interesa të ngushta personale të Berishës mbajnë peng PD-në. Nuk ka frymë bashkëpunuese në PD-së. Berisha shpall kulak këdo që kthehet kundër tij.” – tha Basha.