Lihen të lirë personat e arrestuar dy ditë më parë për shitjet online. Për 8 prej tyre gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa 7 të tjerët janë lënë në “arrest shtëpie”.
Konkretisht Gjykata e Tiranës ka lënë në “arrest shtëpie” Klodian Vladin, Jovan Qemerin, Erjol Kaftiranin dhe Erta Xhetanin, ndërsa ka vendosur “detyrim paraqitje” për Malseda Gegën, Jonida Kromidhën, Shkëlqim Pelinkun, Rezarta Gjikën, Erisa Ismailin, Pranvera Rrapushin, Arlinda Dalipajn dhe Estenela Kolën.
Sipas hetimeve, këta persona nëpërmjet faqeve online në rrjete sociale, reklamonin dhe tregtonin produkte të ndryshme, të cilat dyshohet se janë futur në Shqipëri kontrabandë. Po ashtu ata nuk jepnin faturë tatimore për shitjet e tyre, duke shmangur pagesën e taksave dhe tatimeve.
VENDIMI I PLOTË
Gjykata, në përfundim të gjykimit të çështjes, pas shqyrtimit të provave të paraqitura nga organi i akuzës dhe pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, në mbështetje të Nenit 248 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale,
V E N D O S I:
- Ndryshimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim E. I., me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim E. I., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga Neni 234 i K.Pr.Penale.
Urdhërohet personi nën hetim Erisa Xhafer Ismaili, që të paraqitet në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë, në zyrën e oficerëve të policisë gjyqësore të hënën e parë të çdo muaji, ora 14.30.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim E. I. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.
- Ndryshimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim K. V. me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
– Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim K. V., atë të “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga Neni 237 i K.Pr.Penale.
– Urdhërohet i pandehuri K. V. të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në Tiranë.
– Urdhërohet për personin nën hetim K. V. të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në Tirane.
– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim K. V. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.
- Ndryshimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim E. K. me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
– Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim E. K., atë të “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga Neni 237 i K.Pr.Penale.
– Urdhërohet personi nën hetim hetim E. K. të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në Tiranë.
– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim E. K. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.
- Ndryshimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim J. Q. me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
– Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim J. Q., atë të “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga Neni 237 i K.Pr.Penale.
– Urdhërohet personi nën hetim hetim J. Q. të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në Tiranë.
– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim J. Q. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.
- Ndryshimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim P. Rr. me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim P. Rr., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga Neni 234 i K.Pr.Penale.
Urdhërohet personi nën hetim P. Rr., që të paraqitet në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë, në zyrën e oficerëve të policisë gjyqësore të hënën e parë të çdo muaji, ora 14.30.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim P. Rr. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.
- Ndryshimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim E. K., me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim E. K., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga Neni 234 i K.Pr.Penale.
Urdhërohet personi nën hetim E. K., që të paraqitet në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë, në zyrën e oficerëve të policisë gjyqësore të hënën e parë të çdo muaji, ora 14.00.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim E. K., nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.
- Ndryshimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim E. Xh., me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
– Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim E. Xh.atë të “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga Neni 237 i K.Pr.Penale.
– Urdhërohet personi nën hetim hetim E. Xh.të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në Tiranë.
– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim E. Xh. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.
- Ndryshimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim A. D. me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim A. D., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga Neni 234 i K.Pr.Penale.
Urdhërohet personi nën hetim A. D., që të paraqitet në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë, në zyrën e oficerëve të policisë gjyqësore të hënën e parë të çdo muaji, ora 14.30.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim A. D. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.
- Ndryshimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim G. Ll. me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
– Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim G. Ll., atë të “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga Neni 237 i K.Pr.Penale.
– Urdhërohet personi nën hetim hetim G. Ll. të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në Tiranë.
– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim G. Ll. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.
- Ndryshimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim M. G. me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim M. G., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga Neni 234 i K.Pr.Penale.
Urdhërohet personi nën hetim M. G., që të paraqitet në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë, në zyrën e oficerëve të policisë gjyqësore të hënën e parë të çdo muaji, ora 14.30.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim M. G. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.
- Ndryshimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim J. K. (A.), me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim J. K. (A.), atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga Neni 234 i K.Pr.Penale.
Urdhërohet personi nën hetim J. K. (A.), që të paraqitet në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë, në zyrën e oficerëve të policisë gjyqësore të hënën e parë të çdo muaji, ora 15.00.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim J. K. (A.), nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.
- Ndryshimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim S. R., me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
– Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim S. R., atë të “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga Neni 237 i K.Pr.Penale.
– Urdhërohet personi nën hetim hetim S. R., të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në Tiranë,
– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim S. R., nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.
- Ndryshimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim Sh. P. me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim Sh. P., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga Neni 234 i K.Pr.Penale.
Urdhërohet personi nën hetim Sh. P., që të paraqitet në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë, në zyrën e oficerëve të policisë gjyqësore të hënën e parë të çdo muaji, ora 14.00.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Sh. P. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.
- Ndryshimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim B. B. me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
– Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim B. B. atë të atë të “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga Neni 237 i K.Pr.Penale.
– Urdhërohet personi nën hetim hetim B. B. të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në Elbasan,
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim B. B. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.
- Ndryshimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim R. Gj. me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
– Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim R. Gj. atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga Neni 234 i K.Pr.Penale.
Urdhërohet personi nën hetim R. Gj. që të paraqitet në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë, në zyrën e oficerëve të policisë gjyqësore të hënën e parë të çdo muaji, ora 14.00.
– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim R. Gj. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.
– Urdhërohet policia gjyqësore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si edhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për ekzekutimin e këtij vendimi.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda 15 ditëve, nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
– U shpall në Tiranë, sot më datë 14.04.2022.