Vendosni fjalën kyçe....

Lojtarit të hokejit i refuzohet operacioni në Finlandë: Nuk u shërbejmë më rusëve


Një lojtari të ri hokeji iu refuzua një operacion në Finlandë sepse klinika ‘nuk u shërben më’ rusëve, tha drejtori i klubit, KHL Salavat Yulaev.

“Ne kemi punuar me Finlandën për shumë vite dhe ndoshta i kushtojmë vëmendje të tepruar.” –  tha drejtori i përgjithshëm i klubit me bazë në Ufa, Rinat Bashirov.

“Mund t’ju them se ne kishim planifikuar një operacion për një lojtar të ri nga Tolpar, por ata na thirrën dhe na thanë se shtetasve rusë nuk u shërbenin më. Nuk mund të them nëse kjo është një tendencë për të gjithë vendin, por në bazë të asaj se si interpretohet tek ne, kjo është një pikë politike për ne.” – shtoi ai.