Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet për krerët e degëve, Alibeaj: Proces i njëanshëm që nuk do bashkimin


Në një konferencë për mediet ku prezantoi platformën e tij për bashkimin, Enkelejd Alibeaj ka komentuar zgjedhjet që po zhvillon grupi i Rithemelimit për krerët e degëve të PD.

Alibeaj tha se është proces i njëanshëm që nuk do bashkimin e demokratëve

“Ka shumë deputetë dhe demokratë që janë përjashtuar nga zgjedhjet që Berisha po bën për kryetar të degëve. Ky është një proces i njëanshëm që vetëm bashkimin e PD nuk duan.”– tha Alibeaj

Lidhur me akuzat ndaj tij të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili nuk e njeh më atë si kryetar i grupit të PD-së, Alibeaj tha se qëndrimi i tij ndaj Berishës është i qartë.

“Është i tepërt apo jo, është e ditur për këdo se Berisha nuk ka qenë pjesë e grupit parlamentar sipas rregullores së Kuvendit në momentin kur legjislatura ka filluar dhe grupet parlamentare janë konstituuar. Unë e thash për çdo propozim tjetër është për t’u diskutuar me frymë bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirje. Unë e kam bërë të qartë qëndrimi tim ndaj Berishës, qëndrimi i tij ndaj meje është i qartë gjithashtu por kjo nuk është kjo çështja, por bashkimi i demokratëve që janë poshtë dhe përballja me regjimin e Ramës”– tha Alibeaj.