Vendosni fjalën kyçe....

Kukësi humb me Kastriotin dhe rrezikon zonën evropiane, Tirana mund Egnatian


Kukësi ka humbur përballë Kastriotit në sfidën e luajtur në Kamzë. Ndërsa Tirana ka fituar pastër 0-3 ndaj Egnatias.

Golin e vetëm për Kastriotin e shënoi Greca në minutën e 57’.

Me këtë humbje Kukësi rrezikon pjesëmarrjen në garat evropiane pasi është vetëm 4 pikë larg Partizanit i cili luan ndeshjen e javës kundër vendit të fundit të tabelës.

Në sfidën tjetër, Tirana mundi Egnatian me golat e Xhixhës, Hoxhallarit dhe Najdovskit.