Vendosni fjalën kyçe....

U arrestua për mashtrim, lirohet nga burgu Fatos Alimadhi


Përmbaruesi Fatos Alimadhi është liruar nga burgu. Alimadhi u arrestua nga policia me akuzat për mashtrim.

Alimadhi akuzohet se kishte firmosur shkresa dhe vendime për sekuestro për bllokimin e llogarive rrjedhëse të një shtetasi që kishte ndërruar jetë pasi kishte marrë kredi, por këtë bllokim e ka bërë pa njoftuar familjarët e të ndjerit.

Përmbaruesi është arrestuar edhe një herë më parë, në vitin 2018, sërish për shpërdorim detyre. Në atë vit ai u akuzua se duke shpërdoruar detyrën përfitoi nëpërmjet vjedhjes shumën prej 32.255 euro në lidhje me shitjen e një apartamenti.

Ndërsa në 2015 Fatos Alimadhi është gjykuar për mashtrim, pasi i ka marrë 4,5 milionë lekë të reja të disa qytetarëve që kishin përfituar të drejtën për shpërblim shëndetësor.

Fatos Alimadhi është vëllai ish-deputetit Adriatik Alimadhi.