Patinatori i Olimpiadës Pekinit 2022, Evgeni Semenenko pësoi një aksident të keq të shtunën, kur u rrëzua dhe goditi kokën në akull gjatë një shfaqjeje në Shën Petersburg.
Semenenko po vallëzonte në një ngjarje të mbajtur nga fituesi i medaljes së artë të Lojërave Olimpike Dimërore, Evgeni Plushenko dhe tentoi të bënte një kërcim katërfish me katër rrotullime.
Megjithatë, duke dështuar në këtë, 18-vjeçari ra keq dhe goditi kokën në akull përpara se të binte dy herë ndërsa përpiqej të ngrihej në këmbë.
Për mediat ruse, trajneri i Semenenkos, Alexei Mishin, konfirmoi se sportisti e goditi akullin ‘fort’.
Duke u larguar me barelë, Semenenko u dërgua në spital dhe sipas Mishin u diagnostikua me një tronditje.
“Mjekët nuk kanë gjetur ndonjë dëmtim tjetër brenda kafkës, por janë duke e ekzaminuar.” – ka pohuar Mishin.
“Nuk mund të them asgjë tjetër sepse nuk e di. Tani Semenenko është në spital, është në gjendje të shkëlqyer, por mjekët janë të shqetësuar për shëndetin e tij.” – shtoi Mishin.
Më vonë në rrjetet sociale, Plushenko i uroi Semenenkos një shërim të shpejtë dhe zbuloi se ishte në kontakt me Mishin dhe mjekët.