Furnizimi i Ukrainës me armatim ‘më efektiv’ në mes të konfliktit të vazhdueshëm me Rusinë është thelbësor për të shmangur ‘urinë globale’, tha ministri gjerman i Bujqësisë Cem Ozdemir. Zyrtari i bëri komentet në një intervistë të botuar të dielën nga gazeta ‘Westdeutsche Allgemeine Zeitung’.
“Lufta e Rusisë kundër Ukrainës po kthehet gjithnjë e më shumë në një sulm ndaj komunitetit ndërkombëtar.” – pohoi ministri.
Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që Perëndimi të mbështesë Ukrainën me më shumë armë, më efektive dhe Gjermania nuk duhet të përjashtohet nga kjo, shtoi ai.
Ozdemir gjithashtu pretendoi se ushtria ruse ka synuar qëllimisht bujqësinë ukrainase në konfliktin që shpërtheu në fund të shkurtit. Ai përmendi ‘lajme alarmante’ që vijnë nga vendi, por nuk e përmendi burimin ose natyrën e saktë të akuzave.
“Ne po marrim lajme alarmante nga Ukraina, ku trupat ruse me sa duket po shkatërrojnë qëllimisht infrastrukturën bujqësore dhe zinxhirët e furnizimit.” – tha Ozdemir.
Sulmet e supozuara janë një pjesë e ‘strategjisë së urisë’, që supozohet se është përdorur nga presidenti rus Putin, vazhdoi zyrtari.
Kjo ‘strategji’ pritet të rëndojë vendet që tashmë po përjetojnë probleme me sigurinë ushqimore, në veçanti një numër kombesh afrikane, pohoi Ozdemir. Situata duhet të adresohet globalisht dhe Komiteti Botëror i Ushqimit dhe Bujqësisë i OKB-së duhet të luajë rolin qendror në këtë, beson zyrtari.