Vendosni fjalën kyçe....

U tha se 5 milionë britanikë s’e kishin bërë vaksinën, raporti i qeverisë pranon se 19.2 milionë persona në Angli s’kanë bërë asnjë dozë


Në shtator, publikut britanik iu tha se kishte 5 milionë britanikë që deri më tani kishin kundërshtuar vaksinat kundër Covid-19. Sir Patrick Vallance, Këshilltari Kryesor Shkencor i Mbretërisë së Bashkuar dhe ish-presidenti i GlaxoSmithKline, njoftoi në një konferencë televizive për Covid-19 se ‘ka rreth pesë milionë njerëz që kanë të drejtë për vaksina e që nuk janë vaksinuar’.

Sipas të dhënave rezulton se vakinsat i kanë kundërshtuar rreth 14.2 milion persona të tjerë vetëm në Angli që nga 10 prilli 22, duke e çuar numrin e përgjithshëm të atyre që e kanë kundërshtuar vaksinën ndaj Covid-19 në 19.184.986.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar zëvendësoi Shëndetin Publik në Angli në gjysmën e dytë të 2021, dhe sponsorizohet nga Departamenti për Shëndetin dhe Kujdesin Social dhe drejtohet nga Dr. Jenny Harries.

Të fshehur thellë brenda raportit të tyre monoton të Mbikëqyrjes javore të Gripit dhe Covid-19, ata publikojnë një seksion mbi ‘Përvetësimin e vaksinës Covid-19 në Angli’, dhe në mënyrë interesante thuhet se deri në ’10 Prill 2022, marrja e përgjithshme e vaksinës në Angli për dozën e parë ishte vetëm 43,945,696 nga 63,130,683 persona të mundshëm duke bërë që 19.2 milionë njerëz në Angli të mos jenë vaksinuar kundër vaksinës Covid-19.

Sipas raportit të Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, 43,945,696 milionë njerëz kanë marrë një dozë të vetme, 41,365,808 milionë njerëz kanë marrë një dozë të dytë dhe 32,281,561 milionë njerëz kanë marrë një dozë të tretë deri më 10 prilli 2022.

Kjo do të thotë se përveç 19.2 milionë të pavaksinuarve, 2.6 milionë të tjerë që morën dozën e parë kundërshtuan të bëjnë dozën e dytë dhe 9.1 milionë të tjerë që morën dozën e dytë kundërshtuan të bëjnë dozën e tretë.

Përafërsisht 30.1 milionë britanikë nuk duan të vaksinohen më duke nxjerrë në mashtrim shifrat e pretenduara ë herët nga autoritetet zyrtare që ishin 5 milionë.

Të dhënat zyrtare të gjetura brenda Javës 13 të Raportit të Mbikëqyrjes së Vaksinave tregojnë se është popullsia e vaksinuar ajo që përbën shumicën e rasteve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve gjatë gjithë muajit mars.

Midis 28 shkurtit dhe 27 marsit, popullsia e pavaksinuar përbënte 17% të rasteve, 20% të shtrimeve në spital dhe vetëm 8% të vdekjeve ndërsa ajo e vaksinuar përbënte 83% të rasteve, 80% të shtrimeve në spital dhe 92% të vdekjeve.

Në total, pati 4,057 vdekje lidhur me Covid-19 midis 28 shkurtit dhe 27 marsit dhe popullsia e vaksinuar më dozë të trefishtë përbënte 3,054 prej tyre me popullsinë e pavaksinuar që përbënte 321 fatalitete.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Daily Expose