Vendosni fjalën kyçe....

Pas Komisionit të Rithemelimit, Balla tregon se pse nuk ka konsultime as me deputetët e LSI-së


Në një konferencë për mediet, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka treguar arsyet se përse nuk do të diskutojnë me deputetët e LSI për përzgjedhjen e Presidentin e ri.

Kjo pasi LSI sipas tij nuk plotëson kushtet e përcaktuara nga rregullorja e Kuvendit për të formuar një grup parlamentar, që duhet të jetë prej 7 anëtarësh.

“Grupet parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë dihet se kush janë. Dhe gjithmonë, në traditën parlamentare ka qenë gjithmonë që diskutohet për grupet parlamentare.

Unë jam në mandatin tim të 5 dhe kam qenë në këtë Kuvend kur janë zgjedhur të paktën 3 presidentë. Por kam ndjekur edhe më përpara si ka ndodhur. Kështu që mendoj se Kuvendi duhet ta ruajë këtë traditë për konsultim mes grupeve parlamentare.

Jo pa qëllim rregullorja ka caktuar numër për 7 anëtarësh. Nuk ka grup parlamentar të LSI në Kuvendin e Shqipërisë. Dhe për të qenë korrekt tek pjesa tjetër, sikundër nuk kishte një grup parlamentar të Komisionit të Rithemelimit.”- u shpreh Balla.