Kuvendi i Republikës ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës i cili tha se nuk do të marrë asnjë dietë duke i kërkuar administratës së Parlamentit të tërheqë mbrapsht shumën për muajin shkurt.
Kuvendi në reagimin e tij thotë se në llogarinë bankare të deputetit Berisha për muajin shkurt është depozituar shuma totale ku nuk janë përfshirë dietat ndërsa në kolonën dietat është një lapsus në publikimin online.
“Në lidhje me deklaratat e deputetit Sali Berisha, Kuvendi i Shqipërisë bën me dije se në llogarinë bankare të deputetit Sali Berisha, për muajin shkurt është depozituar shuma totale e muajit ku nuk janë përfshirë dietat. Në kolonën dieta është një lapsus në publikimin online, pasi siç mund të verifikohet nga kjo faqe, totali i shumës së derdhur në llogari të deputetit nuk përmban dietat”, njoftoi Kuvendi.