Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me armë zjarri në Lushnjë, qëllohet 44-vjeçari


Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Lushnjë pasditen e sotme.

I plagosur nga të shtënat ka mbetur 44-vjeçari Kujtim Mema, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal shërbimesh ndërsa policia njofton se po punon për identifikimi e kapjen e autorit.

Njoftimi

“Sot rreth orës 16:15, në afërsi të stacionit të trenit, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. M., 44 vjeç, banues në Saravë, Lushnjë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës me qëllim kapjen e autorit.”