Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim ditën e djeshme është gjetur i vdekur brenda një bunkeri.
Ai ishte shpallur i humbur nga i vëllai ditën e djeshme.
Personi që është gjetur i pajetë është i riu me iniciale I.M. ndërsa sipas policisë në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune.
Ai është dërguar në morg ku do i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
Njoftimi
“Më datë 20.04.2022, në Institut Bujqësor, në një bunker, është gjetur pa shenja jete, shtetasi I. M., 36 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pas kallëzimit të bërë ditën e djeshme, nga vëllai i tij, shtetasi A. M. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi është transportuar në morg, për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”