Lufta e Rusisë në Ukrainë po errëson një kërcënim shumë alarmant të paraqitur nga regjimi kinez, sistemin e saj të parave dixhitale, ka paralajmëruar menaxheri i fondit mbrojtës, Kyle Bass.
“Mendoj se është kërcënimi i vetëm më i madh për Perëndimin në 50 vitet e fundit. Dhe është duke u lënë në hije nga pushtimi rus i Ukrainës.” – tha Bass gjatë një interviste të fundit në programin ‘American Thought Leaders’ të EpochTV.
Monedha dixhitale kineze, e njohur ndryshe si juani dixhital, aktualisht po zhvillohet nga regjimi kinez përmes bankës së tij qendrore. Meqenëse e-juani mbështetet nga Banka Popullore e Kinës, është një monedhë dixhitale e bankës qendrore (CBDC), ose thjesht versioni dixhital i monedhës ‘fiat’ të Kinës.
Testet pilot të e-yuan po kryhen në më shumë se 20 qytete të ndryshme kineze dhe paratë u vunë në dispozicion për vizitorët e huaj përmes një aplikacioni celular për herë të parë gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022.
“Ky nuk është një aplikacion i thjeshtë pagese dixhitale. Ky është një aplikacion që gjurmon se ku jeni, cili është emri juaj, cili është numri juaj i Sigurimeve Shoqërore, dhe cilët janë të gjithë identifikuesit tuaj.” – tha ai.
“Ka aftësi për t’u përhapur gjoegrafikisht në mënyrë të pakufizuar.”
Bass tha se sapo monedha dixhitale kineze të zhvillohet plotësisht dhe do jetë e disponueshme për të gjithë jashtë Kinës duke theksuar se Pekini mund të kërkojë përdorues të caktuar të e-juanit, si ata në vështirësi financiare, dhe t’i korruptojë ata.
“Imagjinoni sikur qeveria kineze të kishte akses në çdo Tom, Dick dhe Harry në Amerikë, në Evropë dhe në Kanada.” – tha ai.
“Imagjinoni nëse ata mund të ndërthurnin një algoritëm që thotë: “Le të kërkojmë punonjës të qeverisë amerikane që kanë Tinder që nuk kanë para dhe ndoshta janë të martuar dhe ne mund t’i korruptojmë ata menjëherë.”
“Kjo u jep atyre mundësinë për të korruptuar këdo në mbarë botën që është i korruptueshëm, që është një problem i vërtetë i sigurisë kombëtare. Kjo është një mënyrë që ata mund të eksportojnë autoritarizëm dixhital.” – tha ai.
Shpërndarja globale e Kinës e e-juanit të saj ka një axhendë shumë specifike, tha Bass, duke shtuar se monedha synon të zvogëlojë varësinë e saj nga dollari amerikan. Në mars, Shtëpia e Bardhë lëshoi një përmbledhje të urdhrit ekzekutiv të Presidentit Joe Biden për asetet dixhitale. Presidenti po e bënte çështje prioritare kërkimin dhe zhvillimin e një monedhe dixhitale të SHBA-së dhe ai tha se lëshimi i një të tille ishte e rëndësishme për interesin kombëtar.
Disa ligjvënës amerikanë kanë qenë të prirur për të parë adresimin e duhur të kërcënimit të paraqitur nga e-juani. Në maj të vitit të kaluar, përfaqësuesit French Hill (R-Arkansas) dhe Jim Himes (D-Connecticut) prezantuan Aktin e Dollarit të shekullit të 21-të (H.R.3506), i cili do t’i kërkonte Departamentit të Thesarit të SHBA të përfshijë në një raport për Kongresin çdo rreziqet për dollarin amerikan të paraqitura nga juani dixhital.
Në mars, senatori Marsha Blackburn (R-Tennessy) dhe tetë nga kolegët e saj republikanë prezantuan “Thuaj Jo Aktit të Rrugës së Mëndafshit” (S.3784). Nëse miratohet, legjislacioni do t’i kërkonte Departamentit të Tregtisë dhe zyrës së Përfaqësuesit të Tregtisë së SHBA-së të paraqesin raporte për e-juanin.
Për më tepër, Departamentit të Shtetit të SHBA-së do t’i kërkohet të vendosë një njoftim në faqen e tij të internetit duke paralajmëruar qytetarët amerikanë që udhëtojnë në Kinë ‘për rreziqet e juanit dixhital’, sipas tekstit të projektligjit.
“Perëndimi duhet të mblidhet dhe ne duhet ta ndalojmë menjëherë. Nuk mund të kesh pak kancer: ose ke kancer, ose nuk ke kancer.”
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Epoch Times