Mike Tyson ka goditur një pasagjer në avion dhe e ka lënë atë të gjakosur. Tabloidi “TMZ” ka publikuar videon e incidentit të ndodhur këtë të enjte, ku Tyson duket se sulmon një pasagjer tjetër të avionit që ishte planifikuar të nisej nga San Francisko për në Florida.
Një dëshmitar i tha faqes së internetit se Tyson fillimisht kishte qenë i qetë, kishte bërë një selfie me psagjerin dhe mikun e tij por më pas i kishte kërkuar ta linte rehat. Pasagjeri i ulur në sediljen pas tij vetëm i fliste papushim dhe nuk e linte të qetë.
Ish-kampioni i peshave të rënda me sa duket nuk duroi dot më dhe e sulmoi personin duke e goditur disa herë. Portali thotë se një burim i afërt me boksierin ishte shprehur se pasagjeri ishte “jashtëzakonisht i dehur” dhe “nuk ndalonte së provokuari”.