Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, te mbikalimi i “Fabrikës së Miellit”, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një fëmijë 2-vjeç.
Policia njofton se në aksident janë përfshirë mjetet me drejtues shtetasit E. G., A. S., dhe A. B.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar një i mitur 2-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin E. G., dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.