Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e opozitës, Agron Gjekmarkaj në një intervistë për Zerin e Amerikës tha se Partia Demokratike nuk duhet ta bojkotojë procesin për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Gjekmarkaj tha se PD-ja duhet të jetë pjesë e procesit pavarësisht se kryeministri po bën teatrin e zakonshëm.
Sipas tij PD duhet të bëjë propozimet e veta dhe do ishte pozitive nëse do i lihej Presidenti opozitës.
“Ne kemi një kulturë të keqe me bojkotimin, nuk kemi marrë pjesë në zgjedhje lokale. Largimi nga përgjegjësia, përballja për mua është fshehje. t’i ikësh realitetit. PD duhet të jetë pjesë e procesit paçka sa seriozisht mund ta ketë kryeministri edhe pse duket se ai e ka në mendje presidentin thjesht po bën teatrin e zakonshëm. PD duhet të dalë me propozimet e veta. Besoj se do të ishte një gjest pozitiv që presidenti duhej t’i lihej opozitës. Procesi është farsë, ai do ta degradojë më tepër opozitën. Por ajo duhet të jetë aty me propozimet e veta”-deklaroi Gjekmarkaj.