Vendosni fjalën kyçe....

Johnson pranon se trupa ukrainase po stërviten në tokën britanike


Ukrainasit janë në Britani për t’u stërvitur si të përdorin automjetet e blinduara të ofruara nga Londra për Kievin në mes të konfliktit me Rusinë, ka thënë kryeministri britanik Boris Johnson.

“Mund të them se tani po stërvisim ukrainasit në Poloni për përdorimin e mbrojtjes kundërajrore dhe në Mbretërinë e Bashkuar për përdorimin e automjeteve të blinduara.” – zbuloi Johnson gjatë udhëtimit të tij në Indi të enjten.

Ai nuk tha se sa trupa ukrainase ndodheshin në Mbretërinë e Bashkuar ose se ku po stërviteshin saktësisht. Burimet e mbrojtjes i kanë thënë ‘Guardian’ se stërvitja për të përdorur pajisjet ushtarake zakonisht zgjat disa javë.

Më herët në prill, Mbretëria e Bashkuar ra dakord t’i siguronte Ukrainës të paktën 120 automjete të blinduara, duke përfshirë 80 automjete Mastiff, Husky dhe Wolfhound, dhe 40 automjete të blinduara të zbulimit, ambulancës, rikuperimit dhe komandës.

Me konfliktin që po shkon në muajin e tretë, vendet e NATO-s po rrisin furnizimet e tyre në Ukrainë, duke i ofruar asaj armatime më të përparuara të prodhuara nga perëndimi.

Gjithashtu të enjten, presidenti i SHBA Joe Biden njoftoi një ndihmë ushtarake prej 800 milionë dollarësh për Kievin, duke përfshirë 72 topa obus dhe 144,000 fishekë artilerie.