Vendosni fjalën kyçe....

Erla Mëhilli për shtyrjen e Berishës në parlament: E pahijshme, s’e kuptoj pse e faktorizon Alibeajn


Ish-zëdhënësja e Sali Berisha ka komentuar shtyrjen që ish-kryeministri i bëri kreut të grupit parlamentar të PD-së, Alibeaj në foltoren e parlamentit.

E ftuar në emisionin ‘Dekalog’ në RTSH, Erla Mëhilli tha një sjellje e tij nuk është për t’u dekoruar dhe nuk është asak e hijshme për një politikan si Berisha. Ajo ka shtuar më tej se me veprimet e tij, Berisha po e faktorizon Alibeajn.

“Nuk është ndonjë sjellje për t’u dekoruar. Edhe Berisha mund të jetë nervoz. Nuk është se më pëlqen. Nuk e kuptoj pse e faktorizojnë kaq shumë Alibeajn. Nga njëra anë Berisha thotë nuk e njoh Alibeajn për kryetar grupi, nga ana tjetër i shkon në mbledhjet e grupit. Dhe kjo sjellja, kjo shtyrja, i jep rëndësi Alibeajt, por e hijshme nuk është, për Sali Berishën, jo.” – tha Mëhilli.