Vendosni fjalën kyçe....

U përplas nga kamionçina, ndërron jetë në spital 67-vjeçari në Lushnjë


Ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjës 67-vjeçari i cili u përplas nga një kamionçinë.

Aksidenti ndodhi pasditen e sotme pranë Krutjes ku viktima me iniciale K.S. u përplas nga një mjet që drejtohej nga një person me iniciale A.M.

Edhe pse u dërgua në spitalin e Lushnjës, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Njoftimi

“Në fshatin Ngurrëz, Lushnjë, shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin K. S., 67 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz. Si pasojë e përplasjes u dëmtua shtetasi K. S., i cili ndërroi jetë në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.”