Rusia akuzon Shtetet e Bashkuara se po përgatisin provokime për të akuzuar palën ruse për përdorimin e armëve bërthamore kimike, biologjike ose taktike në Ukrainë. Kjo akuzë u bë sot nga shefi i Forcave ruse të mbrojtjes nga rrezatimi, kimike dhe biologjike, Igor Kirillov.
“Ministria ruse e Mbrojtjes ka informacione se Shtetet e Bashkuara po përgatitin provokime për të akuzuar Forcat e Armatosura ruse për përdorimin e armëve bërthamore kimike, biologjike ose taktike.”– tha ai sipas agjencisë së lajmeve ruse TASS.
Sipas Kirillov, plani vjen si reagim ndaj suksesit të Rusisë në të ashtuquajturin operacionin special në Ukrainë.
“Vetëm në muajin mars-prill të këtij viti, udhëheqja e vendeve perëndimore bënte rregullisht deklarata provokuese për mundësinë e përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë nga Rusia.”- tha ai.