Vendosni fjalën kyçe....

Kanabis dhe çipsa pokeri, arrestohet pronari i lokalit në Mirditë


Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia në Mirditë pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij ka gjetur kanabis dhe çipsa që përdoren për lojëra fati.

Në pranga është vënë 32-vjeçar me dy mbiemra Jurgen Pjetri (K) i cili kishte përshtatur lokalin për ushtrimin e këtij aktiviteti.

Gjatë operacionit janë sekuestruar një valixhe me çipsa si ato që përdoren për lojëra fati si dhe një sasi lëndë narkotike.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Çipsat” për goditjen e veprimtarisë në fushën e narkotikëve dhe organizimit të lojërave të fatit

Sekuestrohen lëndë narkotike kanabis dhe çipsa pokeri brenda banakut të një lokali. Vihet në pranga 32 vjeçare, pronari i lokalit

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në vijim të operacioneve dhe kontrolleve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve e lojërave të fatit, si dhe bazuar në informacione policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Çipsat”, duke bërë të mundur goditjen e një tjetër rasti të këtyre veprimtarie.

Si rezultat i këtij operacioni, është arrestuar në flagrancë shtetasi J.P.(K.). 32 vjeç, banues në Mirditë, sepse gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore në lokalin e tij, tek banaku, i janë gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike dhe një valixhe me çipsa si ato që përdoren për lojëra fati, të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale  “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”  Organizimi ” Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.