Vendosni fjalën kyçe....

“Më qëlluan dy persona”- Një person në Pogradec paraqitet i plagosur në spital


Një person ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një hoteli.

I plagosuri Johan Muçllari është paraqitur vetë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ku ka deklaruar se është qëlluar nga dy persona. Ai është djali i pronarit të Hotel Voloreka në Pogradec.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Policia thotë se ka identifikuar autorët e dyshuar, ndaj të cilëve është vënë në kërkim. Të dyshuarit janë Firdeus Berberi dhe Greisi Maxhari.

NJOFTIMI I POLICISË

Plagosën me armë zjarri gjatë një konflikti të çastit një shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Më datë 25.04.2022, rreth orës 16:00, në Spitalin e Pogradecit është paraqitur për mjekim, jashtë rrezikut për jetën, i dëmtuar në këmbë shtetasi J. M., i cili dyshohet të jetë plagosur në lagjen “Voloreka”, me armë zjarri tip pistoletë, gjatë një konflikti të çastit, nga dy shtetas të tjerë.

Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e policisë dhe nga veprimet e para u bë e mundur identifikimi i dy autorëve të dyshuar konkretisht shtetasit F. B. dhe G. M.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.