Policia ka bërë shpërthimin e kontrolluar për pakon e dyshimtë të gjetur në mes të rrugës në lagjen “1 Maji” në Vlorë.
Pakoja u gjet rreth orës 14:40 dhe dyshohet se ka rënë nga një makinë në ecje.
Policia bëri sekuestrimin e kamerave të sigurisë, të bizneseve të zonës për të identifikuar automjetin që dyshohet nga është shkëputur eksplozivi.