Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me armë zjarri në Durrës


Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës.

I lënduar ka mbetur një shtetas i identifikuar si Altin Sulku ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është 35-vjeçari Augert Zera.

43-vjeçari ka marrë një plumb në këmbë dhe është dërguar në spitalin e Durrësit ndërsa policia ka nisur aksionin për kapjen e autorit të dyshuar.

Njoftimi

“Rreth orës 10:00, në lagjen nr.8 Durrës, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta,është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi A. S., 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, shtetasit A. Z., 35 vjeç, i cili pas plagosjes është larguar nga vendngjarja. Vijon krehja e zonës, për kapjen e tij. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”