Vendosni fjalën kyçe....

Filmi i tij u shpall “dokumentari më i mirë i vitit” në Itali, Roland Sejko: Një lajm që më mbush me gëzim


Regjisori shqiptar Roland Sejko ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, pasi filmi i tij “La macchina delle immagini di Alfredo C.”, fitoi “Shiritin e Argjendtë” si dokumentari më i mirë i vitit.

“Është një lajm që më mbush me gëzim dhe që e ndaj me gjithë ekipin e filmit, veçanërisht me aktorin Pietro de Silva dhe redaktorin Luca Lucone Onorati, dhe me të gjithë kolegët e Arkivit Historik të Institutit Luce Cinecittà dhe Cinecittà, pa kontributin e të cilëve ky film nuk do të ishte realizuar.”– shkruan regjisori në Facebook.

Filmi me titull “Makina e imazheve nga Alfredo C.” u shpall më herët një ndër fituesit e çmimeve “Nastri d’Argento” të këtij viti. Filmi i Sejkos ftoi në kategorinë “Dokumentari më i Mirë i Vitit.”

Dy fituesit e tjerë janë “LET’S KISS” e Franco Grillini si dhe filmi “Spettacoli PER LUCIO” e Pietro Marcellos.

 Gazetarët italianë e cilësuan filmin e regjisorit shqiptar si një “reflektim mbi propagandën politike të lidhur me çdo regjim totalitar që i është besuar një rindërtimi të jashtëzakonshëm arkivor dhe aktorit Pietro De Silva”, citon Cinecitta.com.

Çmimet u zgjodhën mes 150 filmave të publikuar në 2021 dhe u panë nga Bordi Kombëtar i Drejtorëve i rinovuar së fundmi, në një panoramë veçanërisht të pasur me tema, histori dhe personazhe.