Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka depozituar rekursin në Gjykatë për pezullimin e dënimit të tij me burg.
Tahiri beson se vendimi i Apelit është marrë në kundërshtim me ligjin dhe kërkon pezullimin e tij.
“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, më datë 26.04.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u depozitua dhe u regjistrua rekursi nr. 79, datë 26.04.2022, paraqitur nga i pandehuri S.T., ndaj vendimit nr. 03, datë 04.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin u deklaruan fajtorë të pandehurit S.T. dhe J.Ç. për veprat penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.”– thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Në rekursin e Tahirit thuhet se Gjykata nuk ka vepruar drejt sepse e ka dënuar jashtë kompetencave të saj.
Kujtojmë se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është i dënuar për shpërdorim detyre me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie për shpërdorim detyre. Ai po e vuan dënimin në burgun e Fierit, me urdhër të GJKKO-së.