Vendosni fjalën kyçe....

Pacienti me Parkinson përmirësohet ndjeshëmpas vendosjes së një pajisjeje në tru


Një pacient me Parkinson ka parë veten të ‘shërohet’ nga simptomat e Parkinsonit pas një pajisjeje të vogël të futur në trurin e tij.

Tony Howells, personi i parë që mori trajtimin në një provë klinike, tha se ndikimi ishte ‘mahnitës’.

Spitali Southmead në Bristol besohet të jetë i pari në botë që ka implantuar pajisjen e vogël të stimulimit të thellë të trurit (DBS).

Pajisja funksionon duke dhënë impulse elektrike në zonat e dëmtuara të trurit. Pacienti Howells e kishte vendosur pajisjen në vitin 2019. Ai i tha BBC-së se para operacionit, ai u përpoq të bënte një shëtitje por nuk mundi dot të largohej më shumë se 200 metra nga makina.

“Pastaj pas operacionit, që ishte 12 muaj më vonë, unë shkova sërish për shëtije dhe kësaj here eca për 4 kilometra. Ishte e mahnitshme.” – tha ai.

Nuk ka kurë për sëmundjen e Parkinsonit, e cila është një çrregullim degjenerativ afatgjatë i sistemit nervor.

Simptomat përfshijnë dridhje të pavullnetshme, lëvizje të ngadalshme dhe muskuj të ngurtësuar dhe jo  elastikë.