Vendosni fjalën kyçe....

“Në proces janë përdorur dokumente të falsifikuara, do u drejtohem instancave të tjera” – Imerajt pas shkarkimit nga KPA (e plotë)


Ish-drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, deklaroi pas vendimit të KPA-së për shkarkimin e saj se ne proces janë përdorur dokumente të falsifikuara, për të cilat ajo ka paraqitur prova.

Ajo theksoi se e ka bërë detyrën me përkushtim duke bërë një përmbledhje të rezultave të saj si prokurore.

“Jeni të ftuar, do ju vë në dispozicon jo vetëm për detyrën tuaj, po edhe për interesin e publikut çdo akt në dosje që ka elementë që kanë të bëjnë me Elisabeta Imerajn si prokurore e Shqipërisë. Puna ime prej 17 vitesh ka folur më së miri se në çfarë mënyre është kryer puna e prokurorit të republikes dhe rezultatet e marra. Unë i kam bërë me dije KPA-së vënien e akteve të gjykatave, ku prej të cilave më shumë se 160 të pandehur janë dënuar me formë të prerë, me vetëm tre prej tyre që kanë marrë pafajësinë. Pra rezultati në raport me atë që KPA vendosi është disproporcional. Duke mos respektuar edhe parimin e proporcionalitetit.” – tha Imeraj,

Ajo shtoi më tej se procesi i rivlerësimit ka qenë i ndikuar që në fillimet e tij dhe se në të janë futur dokumente e kartela false, nga personazhe që nuk ekzistojnë.

Imeraj tha se KPA-ja ka pranuar si prova denoncime anonime nga persona që nuk ekzistojnë fare në regjistrin e Gjendjes Civile duke përmendur Rrahim Shehun e Valentino Imerin, emra të dalë gjatë seancave në KPA.

Që secili jep vendimin e tij të bazuar në ligj, në prova dhe në fakte. Pavarësisht se sa është tensioni, presioni, ndikimi i raporteve politike, ekonomike, kriminale, apo edhe të vëzhguesve ndërkombëtarë, të cilët emocionalisht mund të mos jenë ndjerë rehat në një proces rivlerësimi për shkak të letrave anonime të futura në të. Jam munduar gjatë këtij procesi që në shkallë të parë po edhe në KPA të prezantoj jo për veten time, jo për familjen time, jo pëë fëmijët e mi, por mbi të gjitha për të gjithë ju, për publikun shqiptar që në çdo moment nga ana ime është bërë e mundur dhe janë vënë në dispozicion akte, fakte dhe prova, të cilat dëshmojnë në mënyrë të qartë që ky proces ka qenë i afektuar që në fillimet e tij për shkak të vetë faktit të lidhur ngushtësisht me futjen e kartelave apo dokumentacionit të pasurisë të falsifikuar. Pranimit të bërjes si burim prove të denoncimeve anonime me emra si Rrahim Shehu apo Valentino Imeri. Në qoftë se reforma në drejtësi, qëllimi i saj, aplikimi i saj dhe ajo që ju, ne, bashkë të gjithë, familjarët e mi në radhë të parë duan është të sjellë si qëllim pikërisht që bazohemi në ato dokumente që përmenda më sipër, që u referohen denoncimeve anonime, apo dokumentacionit të falsifikuar, atëherë është e vërtetë, Elisabeta Imeraj duhet të shkarkohet.” – shtoi Imeraj.

Imeraj ka pohuar se do u drejtohet instancave të tjera lidhur me vendimin e marrë nga KPA-ja.

“Unë si çdo subjekt rivlerësimi, prokuror apo gjyqtar i Republikës së Shqipërisë, kur ndodhem përballë organeve të rivlerësimit, jamë prezantuar dhe përfaqësuar e dy identitete. Në identitetin e prokurorit të Republikës së Shqipërisë dhe atë të qytetarit të Republikës së Shqipërisë. Identitete të cilat, qoftë në rangun e prokurorit, qoftë në atë të qytetarit të lirë të Shqipërisë, duhet dhe ka të drejtën e pasjes së dinjitetit, të pavarësisë së mendimit dhe të drejtës për të realizuar mbrojtjen. Ju gazetarët përdorni koncepte të mëdha, aq të mëdha sa një vëzhgues ndërkombëtar në seancën time dëgjimore që fryu një erë e lehtë dhe më solli një vendim gjykate. Unë isha prokurore dhe nuk mund të sillem ndryshe nga të qenurit prokuror. Patjetër që edhe në rang të ecurisë të vijimit të procesit do u drejtohem instancave të tjera, në mënyrë që predikimi i dhënë dy fëmijëve të mi që ka një gjykatë që jep drejtësi të mbahet dhe të mos jemi në këtë situatë.” – vijoi ajo.

Në fund të deklaratës së saj, ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës theksoi se provat e paraqitura nga Komisioneri Publik në procesin e rivlerësimit ndaj saj që në shkallën e parë, janë dokumente të falsifikuara që nuk janë lëshuar nga Kadastra, për sa i përket pasurisë së saj.

Imeraj tha se nuk ka asnjë pronë personale apo në bashkëpronësi që kur ka lindur. Ajo shtoi se në mënyrë të çuditshme KPA-ja nuk ka mbajtur asnjë qëndrim lidhur me rrethanat e lartpërmendura.

Po kështu në fund Imeraj tha se edhe vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së në disa raste kanë paraqitur si burim prove denoncimet anonime të Rrahim Shehut, një shtetas që nuk ekziston.

Edhe në KPA nga ana ime është bërë me dije në mënyrë direkte dhe konkrete që aktet e dosjes në shkallë të parë pra në KPK një ndër elementët ku interpretohej shkaqet e ankimit të bërë nga Komisioneri Publik është një kartelë pasurie e falsifikuar e nxjerrë dhe lëshuar në emër të subjektit të rivlerësimit Elisabeta Imeraj. Për këtë arsye, duke qenë se nga institucioni përkatës, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, është kthyer një përgjigje konkrete në bazë të së cilës rezulton se ky akt nuk rezulton të jetë lëshuar nga ndonjëra prej tyre dhe përgjigja e dytë, në raport me faktin se Elisabeta Imeraj nuk ka prona në pronësi apo bashkëpronësi gjatë gjithë jetës së saj, duke marrë që nga mosha 1 vjeç e deri sot se u bëra 43, konkludoi dhe i kam paraqitur KPA-së pretendimin e parashtruar për ekzistencën e një dokumenti të tillë të falsifikuar. Në mënyrë të çuditshme nga ana e KPA-së por edhe me pyetje direkte të bërë Komisionerit Publik nuk është mbajtur asnjë qëndrim për një rrethanë të tillë. Nga ana tjetër ONM-ja ka paraqitur një sërë gjetjesh në sajë të të cilave ka kërkuar përshtatshmëri, papërshtatshmëri, elementë të tjerë sipas interpretimit. Dhe në të paktën 2-3 prej këtyre gjetjeve është paraqitur burim prove denoncimi anonim i një shtetasi të quajtur Rrahim Shehu.” – tha Imeraj.

Ish-prokurorja Imerja tha se vetingu nuk duhet shndërruar në gjueti shtrigash ndaj prokurorëve apo gjyqtarëve që dikush nuk i do në sistemin e drejtësië.

“Vlen ftesa ime ndaj jush për të marrë çdo lloj dokumentacioni të dosjes në procesin tim administrativ hetimor në KPK dhe në KPA. Eshtë e papranueshme për mua si prokurore që ndodhur përballë fakteve, dokumentacionit të prezantuar si të falsifikuar para organeve të tjera të rëndësishme të cilat kanë për detyrë mbrojtjen e interesit publik, mungesa e reagimit karshi elementëve të tillë. Kush dhe pse ka qenë e nevojshme administrimit në dosjen time në shkallë të parë, pra në KPK, duke shërbyer edhe si interpretim për një nga shkaqet e ankimit kartela e pasurisë me emrin e Elisabeta Imerajt. Elisabeta Imeraj ka zero pasuri në pronësi dhe bashkëpronësi. Nuk ka asnjë element dyshues që lidhet me figurën, as të personave të lidhur. Nuk mund të them që jemi të përsosur në punën tonë, jemi munduar të përsosemi, jemi përballur me çështje të mëdha. Nuk kemi bërë asgjë më shumë e më pak se kryerjen e detyrës dhe funksionin të cilin kemi zgjedhur të bëjmë, me vullnet, me dëshirë dhe përgjegjshmëri. Procesi i vetingut nuk duhet të shndërrohet në gjueti shtrigash për arsye apo mosarsye pasi dikush mund të mos e dëshirojë Elisabeta Imerajn si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës apo dikush mund të mos e dëshirojë Elisabeta Imerajn si prokurore të Shqipërisë. Kam filluar punë në vitin 2004. Kam punuar për 17 vite. Nuk e kam parë asnjëherë të shkëputur një çështje nga një tjetër nëse kanë qenë duke u hetuar grupe kriminale, grupe terroriste, trafikime, apo edhe vepra të tjera.”