Një plagosje me thikë ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës. një person me iniciale F.H., ka goditur me thikë pas një konflikti kunatin e tij me iniciale S.T.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 të qytetit bregdetar.
I plagosuri është dërguar në spital ndërsa policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes.
“Rreth orës 12:00, në lagjen nr.15 Durrës, shtetasi F. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), kunatin e tij, shtetasin S. T., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna për kapjen e shtetasit F. H.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e Policisë.