Vendosni fjalën kyçe....

Akuza se vidhte karburant dhe fuste sende të paligjshme në burg, Gjykata liron ish-drejtorin e burgut të Reçit


Gjykata e shkallës së parë Shkodër ka liruar nga qelia ish-drejtorin e burgut të Reçit, Ervis Zika, i cili u arrestua pak ditë më parë.

Mësohet se ndaj tij u caktua masa “arrest shtëpie”.

Vendimi u dha nga gjyqtarja e shkallës së parë në Shkodër Izabela Radovani, ndërsa prokurore e çështjes ishte Shqiponja Milla.

Drejtori i burgut të Reçit dyshohej se ka kaluar në regjim pa skaner sende të paligjshme dhe se ka firmosur në mënyre fiktive kartelat e karburantit.

Pala mbrojtëse kërkoi një masë lehtësuese për faktin se drejtori i burgut nuk përbën rrezikshmëri për ikjen nga vendi. Hetimi ndaj tij do të vijojë në kushtet e arrestit të shtëpisë.