Pas fjalimit të saj në Parlament ku ngriti shqetësimin e saj për të rinjë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pati një debat me dy ministret socialiste, Bora Muzhaqi dhe Elisa Spiropali.
Kjo për shkak se Kryemadhi foli për vështirësitë me të cilat hasen të rinjtë shqiptarë, ku të rinjtë sipas saj “shkojnë rojtarë në shtëpitë e barit Angli e Spanjë” ndërsa vajzat “eskorta të kriminelëve” (Lexo këtu).
Ministrja për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi mori fjalën për replikë, ku theksoi se për të rinjtë shqiptarë ka plot shpresë por Kryemadhi po përpiqet t’ua heqë.
Kryetarja e LSI-së nga ana tjetër, i tha Muzhaqit se nuk duhet ta mbyllë karrierën e saj me ligën e Inceneratorëve duke zhvlerësuar arsimin që ka marrë jashtë vendit.
Në debatin mes tyre ndërhyri edhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.
Replikat:
Bora Muzhaqi: Në fakt e nderuar zonjë, unë nuk jam mësuar të flas me shifra që i kam pa fakte dhe pa baza.Ndoshta ju në rastin tuaj jeni mësuar me këtë pjesë dhe nuk ju bën më përshtypje, por arsyeja pse e mora fjalën për replikë nuk ishte për ato që thatë përsa i përket pjesës sime, por më shumë për të rinjtë që përgojuat dhe ndoshta përgjithësuat.
Ju thoni se të rinjë bëjnë kështu punësh apo ashtu punësh, por të rinjtë shqiptarë jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe jashtë Shqipërisë janë të arsimuar, të edukuar dhe bëjnë punë të denja. Dhe madje në të shumtën e rasteve, sqiptarët kudo ku shkojnë rezultojnë të jenë të parët në një fushë apo në një tjetër. Gjithmonë kudo që arrinë ti shprehin talentet e tyre.
Kështu përsa u përket të rinjve shqiptarë, do doja që të paktën ne këtu në Parlament të mos ua hiqnim atë shpresën që patjetër e bëjmë shpesh këtu e nuk duhet ta bëjmë.
Sepse shpresë për të rinjtë shqiptarë ka plot. Nëse filloni dhe i takoni dhe shkoni dhe i takoni nga qyteti në qytet edhe I shihni si ndihen ata, nuk janë si shpreheni ju nëpër portale apo vende të ndryshme ku flisni. Të rinjtë shqiptarë janë plot shpresë. E vetmja gjë që bëni ju këtu është se përpiqeni të ua hiqni, por më besoni se nuk do ua hiqni dot. Se kemi qenë një popull kurajoz e luftëtar e do vazhdojmë të jemi po ashtu.
Monika Kryemadhi: Në respekt të procedurës i kërkoj falje që i ngatërrova mbiemrin. Shifrat kanë vlerë por edhe optimizmi është i rëndësishëm. Të rinjtë shqiptarë kanë shpresë se kanë Bora Muzhaqin në qeveri dhe shumë të tjera.
Por nuk kanë shpresë studentët. Po të ishte për t’u marrë me ty do ishte shumë e thjeshtë për t’u marrë me ty. Ti mos u përdor. Mos e zhvlerëso shkollën që ke bërë sepse ka me qindra të tjerë që shohin diçka tjetër te ty. Mos e mbyll karrierën tënde politike me ligën e vjetër të Inceneratorëve.
Monika Kryemadhi: Elisa ti ke Skënderbeun. Mos u shqetëso fare. Të të rrojë Skëndërbeu. Në fund të fundit ky ishte shpërblimi që ti more. Thjesht je aty rojtare.
Elisa Spiropali: Kujdes Hamzain, po vjen në politikë
Monika Kryemadhi: Keni marrë peng Shqipërinë dhe shqiptarët