Vendosni fjalën kyçe....

Rama publikon fotot nga takimi me zyrtaren e DASH-it, çështjet që diskutuan dhe dhurata për Donfried


Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit që ka mbajtur më herët ditën e sotme me Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried.

Ai ka treguar çështjet për të cilat kanë diskutuar, por gjithashtu përmes fotos së publikuar tregon edhe një dhuratë që kryeministri i ka bërë asaj.

“Me Ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried.
Diskutuam gjerësisht për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur.
Konsideratat e Ndihmës/Sekretares për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajonin tonë ishin mbresëlënëse.”- shkruan Rama.

Në foton e publikuar vihet re se Rama i ka dhuruar Donfried një çantë prej tekstili me motive tradicionale shqiptare.