Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka uruar sot kryeministrin e ri të Malit të Zi, Dritan Abazoviç për zgjedhjen e tij në këtë detyrë.
Në një postim në “Twitter”, Barnabiç shkruan se është e bindur se në periudhën e ardhshme Serbia dhe Mali i Zi mund të punojnë së bashku në rrugën e tyre drejt BE-së.
“Urime Dritan Abazoviç në zgjedhjet për kryeministër të Malit të Zi. Jam e bindur se në periudhën e ardhshme, Serbia dhe Mali i Zi mund të punojnë së bashku, në rrugën drejt BE-së, për të ndërtuar një rajon më të qëndrueshëm ekonomikisht dhe infrastrukturor më të lidhur dhe më të suksesshëm.”- shkruan kryeministrja serbe.
Честитке @DritanAbazovic на избору за председника Владе Црне Горе. Уверена сам да у наредном периоду Србија и Црна Гора могу заједнички, на путу ка ЕУ, да раде на изградњи стабилног, економски и инфраструктурно боље повезаног и успешнијег региона.
— Aна Брнабић (@SerbianPM) April 29, 2022