Belind Këlliçi ka zbuluar numrin e të pranishmëve në Kuvendin Kombëtar të PD-së që po mbahet në Pallatin e Kongreseve.
Ndërsa bënte me dije numrin ai ironizoi ish-kryetarin Lulzim Basha duke thënë “Jo nuk janë 5004” dhe në sallë nisën të qeshurat. Referencë kjo nga debati dhe diskutimi në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Berisha dhe në atë të 18 dhjetorit të Lulzim Bashës për numrin e delegatëve.
“Ju lutem ftojmë Sekretariatin Teknik të na komunikojë numrin e delegatëve prezentë në sallë. Jo nuk është 5004. (Të qeshura në sallë) Atëhere, të nderuar delegatë dhe pjesëmarrës, pas raportimit nga Sekretariati Teknik si dhe verifikimeve të kryera me anë të teknologjisë reulton se prezentë në sallë janë 1425 delegatë. Për shkak se nr i përgjihëshëm i delegatëve të Kuvendit Kombëtar në zbatim të nenit 42 të statutit të PD është në total 1838 duke llogaritur 1100 delegatet e zgjedhur, anëtarë të Këshillit Kombëtarë, kuotat e organizatave partnere, dhe prezentë në sallë janë më shumë se gjysma, pra 50% plus 1 delegat, për këtë arsye deklaroj zyrtarisht çeljen e punimeve të Kuvendit Kombëtar.”- tha Këlliçi.