Vendosni fjalën kyçe....

Procedohet penalisht shoferi i autobusit që përfundoi në Lanë


Procedohet penalisht drejtuesi i autobusit të Unazës që u përplas disa ditë më parë me një mjet tip “Benz” dhe më pasë ra në Lanë.

Policia ka njoftuar se drejtuesi i autobusit Muhamet Kyçyku, 62 vjeç, u procedua penalisht për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor proceduan penalisht shtetasin M. K., 62 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’, pasi duke drejtuar mjetin tip autobus, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin J. R., dhe si pasojë e aksidentit, dy mjetet kanë rënë në lumin Lana.”– njofton policia.

Kujtojmë se gjashtë persona mbetën të lënduar nga aksidenti i ndodhur pasditën e së premtes ku një urban i Unazës dhe një mjet tjetër përfunduan në Lanë pas përplasjes.

 Një ditë pas incidentit kryebashkiaku Erion Veliaj hapi sondazhin në “Twitter” për autobusin për ta ruajtur si instalacion.