Vendosni fjalën kyçe....

Bill Gates flet për divorcin me Melindën: Edhe unë jam i pikëlluar, ajo mori qenin


Bill Gates ka folur për divorcin nga ish-bashkëshortja e tij Melinda, duke thënë se ai është ende “i pikëlluar” për prishjen e martesës së tyre 27-vjeçare.

Themeluesi i Microsoft-it i cili sot është 65 vjeç, zbuloi se dyshja nuk kishin një marrëveshje paramartesore. Megjithatë ata e ndanë miqësisht pasurinë e tyre të madhe, ku ajo mbajti qenin e familjes.

Miliarderi gjithashtu refuzoi të konfirmonte thashethemet nëse ai e kishte tradhtuar ndonjëherë ish-gruan e tij.

Kur u pyet nëse çifti janë ende miq, Bill tha për “The Sunday Times”: “Unë do të thosha këtë. Në një intervistë ajo zgjodhi të mos e përdorte atë fjalë, por unë do ta përdor. Ne kemi një, ju e dini, një marrëdhënie super të rëndësishme, komplekse, të ngushtë ku kemi zgjedhur të punojmë së bashku. Dhe jam shumë i lumtur që punojmë së bashku. Unë jam gjithashtu i pikëlluar njësoj si ajo. Po. E dini, ne jemi rritur së bashku. Kur u martova, po, Microsoft ishte një punë e madhe.

Por unë isha një i ri 38-vjeçar dhe ajo ishte një 28-vjeçare e pjekur (kur u martuan), dhe gjatë këtyre viteve të ardhshme, për sa i përket asaj që mësuam së bashku, çfarë shkoi mirë, çfarë nuk shkoi epo… Dua të them, kjo është më shumë se gjysma e jetës sime të rritur.”

Bill tha se zgjidhja e divorcit, në një kohë kur pasuria e tij vlerësohej të ishte rreth 130 miliardë dollarë, ishte “e drejtë” nga të dyja palët. Ai zbuloi se Melinda nga ndarja e pasurisë mori edhe qenin.

Ai tha se asnjërit nuk i është dashur të vuajë nga një reduktim i pasurisë së tyre, duke thënë se diskutimet ishin më të fokusuar në filantropinë e tyre, duke pranuar se ai ka ende shtëpinë e tij.

Ai tha: “Ajo mori qenin. Ajo thjesht më vrau me këtë. Jo, po bëj shaka. Bota duhet ta dijë se sa i keqtrajtuar jam. Jo, po bëj shaka. Ne nuk ishim të këqij me njëri-tjetrin.”

E pyetur në lidhje me raportet se Bill ka patur lidhje jashtëmartesore, ish-gruaja para pak kohësh u përgjigj  në një intervistë: “Këto janë pyetje që Bill duhet t’u përgjigjet.”