Vendosni fjalën kyçe....

“Për të kryer një hall pak metra larg duhet të bëjmë 23 kilometra” – Banorët e Rinasit protestë kundër vendimit të ARRSH-së


Banorët e fshatit Rinas po zhvillojnë një tjetër protestë, në të dytën ditë radhazi kundër kthimit të rrugës drejt aeroportit me një kalim.

Dhjetëra prej tyre janë ulur në mes të rrugës duke bllokuar qarkullimin e mjeteve. Dhjetëra forca policie ndodhen në zonë ndërsa deri tani protesta po zhvillohet në mënyrë të qetë.

Banorët kërkojnë që rruga të kthehet sërish me dy kalime duke qenë se vendimi i ARRSH-së i penalizon.

Sipas tyre, për të shkuar në shkollë, varreza apo edhe te një fqinj që e kanë vetëm qindra metra afër atyre u duhet të përshkojnë 23 kilometra pasi u duhet të kalojnë nga Vora.