Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhja e presidentit, Enkelejd Alibeaj kërkon afate të reja për nisjen e procesit


Enkelejd Alibeaj ka kërkuar afate të reja për procesin e zgjedhjes së presidentit të republikës.

Që në nisje të Konferencës së Kryetarëve, Alibeaj në emër të grupit të demokratëve deklaroi se ishte kundër propozimit të PS-së që në 10 maj të mbahej raundi i parë i bisedimeve për zgjedhjen e presidentit.

Sipas tij data 10 maj duhet të jetë dita kur të nisë procesi për zgjedhjen e presidentit të Republikës dhe jo raundi i parë i votimit. Sipas tij ky proces duhet të nisë më 24 maj.

 “Të caktohet dhe të procedohet me fillimin e procedurave për presidentin e ri dhe për caktimin e raundit të parë. Unë do kisha këto sugjerime. Së pari; përfaqësues të opozitës marrin pjesë në këtë proces, duke qenë si detyrim kushtetues dhe edhe ndaj publikut, shqiptarëve, detyrim që nuk duhet t’i shmangemi. Propozimi juaj është që sot data 4 maj, të konsiderohet si momenti kohor i fillimit të procesit të zgjedhjes së presidentit, dhe për rrjedhojë të jetë data 10, data e raundit të parë të votimit. Nuk jam dakord. Do të doja t’ju vija në dijeni juve se përse. Procesi i zgjedhjes së presidenti, është proces që duhet të jetë në shërbim të publikut. Është proces që zhvillohet për shkak të parashikimeve kushtuese, që zhvillohet trendi politikës, por duhet ti shërbeje publikut. Duhet të bëjmë zgjedhjet tona që publiku të jetë i mirinformuar. Për këtë arsye unë sugjeroj që si datë, si moment i startimit të procesit në 24 maj. Besoj që do të duhet ta krijojmë këtë traditë që Konferenca e Kryetarëve pavarësisht propozimeve që i vijnë duke respektuar gjithmonë afatet Kushtetuese. Afati i fundit është 24 maj. Kushtetuta thotë që procesi do të duhet të thuhet të fillojë së paku në 24 maj.”- tha ai.

Më tej Alibeaj tha se raundet e votimit duhet të kenë një distancë prej shtatë ditësh.

“Sot teksa jemi politikisht të ftohtë dhe në start të këtij procesi le t’i themi që sot. Biem dakord që distanca kohore midis raundeve të jetë 7 ditë. Këto ishin dy sugjerimet që unë kam me rendin e ditës.”– u shpreh Alibeaj.