Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministrit e ministres së Mbrojtjes së vendit të BE-së iu përgjuan celularët


Kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez dhe ministres së Mbrojtjes Margarita Robles i janë vënë telefonat e tyre celularë në shënjestër të softuerit spiun Pegasus të prodhuar nga Izraeli, tha të hënën ministri i Presidencës Felix Bolanos.

Nuk dihet se kush e përdori programin, por liderët e pavarësisë katalanase kanë akuzuar gjithashtu qeverinë spanjolle për përdorimin e tij kundër tyre.

Bolanos tha në një konferencë për shtyp se telefoni i Sanchez ishte infektuar në maj 2021 dhe se të paktën një rrjedhje e të dhënave kishte ndodhur, raportoi Reuters.

Pegasus është një mjet i sofistikuar hakerimi i zhvilluar nga firma izraelite, NSO Group, dhe u shitet klientëve të nivelit shtetëror në mbarë botën. Veprimtaria e saj e përhapur u zbulua verën e kaluar nga Amnesty International.

Rreth 50,000 telefona në mbarë botën janë hakeruar në mënyrë të paligjshme duke përdorur këtë program spiunimi, me objektiva përfshirë gazetarë, aktivistë, biznesmenë dhe figura politike.

Programi izraelit i jep hakerit mundësinë për të lexuar mesazhe, për të parë fotot, për të gjurmuar vendndodhjen e personit dhe madje për të ndezur kamerën pa dijeninë e pronarit të telefonit.