Vendosni fjalën kyçe....

Strategjia e re e SHBA-së synon të armatosë Japoninë kundër Kinës


Asnjë nga aleatët e SHBA-së në Paqësor nuk është tani për tani i gatshëm të presë raketa me rreze të mesme veprimi, thotë një raport i ri nga korporata RAND, një institut kërkimi i ngarkuar me zhvillimin e strategjive për Pentagonin.

Në vend të kësaj, këshillon autori i tij, Uashingtoni duhet të nxisë Japoninë të zhvillojë një arsenal të vetin raketor në mënyrë që të kërcënojë anijet kineze.

Brenda disa ditësh pasi SHBA-ja u tërhoq nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF) në gusht 2019, Pentagoni zbuloi se po punonte për raketa që donte t’i vendoste ato diku në buzë të Paqësorit.

Edhe Japonia, e cila është e gatshme të ‘përforcojë aftësitë e veta mbrojtëse përballë Kinës’, ngurron të pranojë çdo rritje të pranisë ushtarake të SHBA-së’, thekson raporti.

“Megjithëse këto raketa nuk do të ishin ende të afta për sulme në brendësi të Kinës, nëse do të vendoseshin në ishujt jugperëndimorë të Japonisë apo edhe në Kyushu, ato do të ishin në gjendje të mbulonin lëvizjet e anijeve në ngushticën e Tajvanit, Detin e Kinës Lindore dhe disa nga rajonet lindore të Kinës.” – përfundon raporti.